The Sun: Bandat shqiptare të kokainës u formuan nga trafikantët kryesorë të prostitucionit

Bandat shqiptare që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës direkt nga Evropa kanë ndryshuar ‘fytyrën e tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga vitet 1990 droga është më e lirë dhe më e pastër seç ka qenë për një dekadë. Kjo pasi bandat shqiptare përdorin tregun e shitjes me pakicë në tentativë për të tërhequr totalisht industrinë e Britanisë, duke arritur deri në 5 miliardë euro kokainë.

Mijëra shqiptarë arritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh.

Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin se ishin kosovarë. Ky rast është përshkruar si "rasti më i madh i kalimit të kombësisë" në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raporteve të vazhdueshme policore, kjo ndodhi për shkak të dhunës brutale që përdornin kriminelët shqiptarë, sidomos me vajzat që trafikonin vetë, një sjellje që tronditi botën e nëndheshme të tregtisë së seksit.

Sipas një ish-inspektori të policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në “Scotland Yard”, Paul Holmes, ky brutalitet i shqiptarëve ka tronditur ekipin e tij të oficerëve në Britani.

“Ne kishim histori të grave që u plagosën rëndë pa asnjë arsye dhe në një mënyrë të çmendur”, tha ai.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se gangsterët shqiptarë paraqesin një “kërcënim domethënës” dhe se ata mund të përdorin lehtësisht “dhunën, veçanërisht përsa i përket zbatimit të tregtisë së drogës”. Shumë nga baronët shqiptarë të drogës janë arrestuar dhe burgosur në të gjithë Britaninë në vitet e fundit.

Një raport nga agjencia kryesore anti-drogë e Brukselit në fillim të këtij muaji, paralajmëroi gjithashtu se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Evropë.

“The Sun” ka nisur fushatën për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin shkatërrues që mund të ketë në shëndetin mendor, përdorimi i kokainës, madje edhe i rastësishëm. Në fakt, mjekët kanë paralajmëruar për një “përmbytje” nga kokaina e lirë në Britani të Madhe, që po nxit edhe normat e vetëvrasjes.

Aktualisht, shqiptarët (760) përbëjnë totalin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, vetëm një grusht prapa polakëve (787), që në raport krahasimor janë popullsi numerikisht më e madhe.

Kush janë disa nga të arrestuarit dhe të dënuarit, krerë të bandave famëkeqe

Olsi Beheluli – U dënua me 11 vjet burg në vitin 2015, pasi më shumë se shuma e konsiderueshme prej 4 milionë paundë kokainë dhe heroinë, u konfiskuan nga banda e tij në veri të Londrës

Albert Memia – I njohur nofkën “Diti”, u burgos për 12 vjet për shkak të pjesëmarrjes në një bandë shqiptaro-kosovare, që cila importoi 1.2 milion paundë kokainë drejt Skocisë

Luan Plakici – Krijoi një pasuri prej 1 milionë paundësh nëpërmjet trafikimit të femrave në Londër, u burgos pas një hetimi të vitit 2003

Klodjan Copja – U dënua me 17 vjet burgim në vitin 2017, si “koka” e një zinxhiri furnizimi me kokainë prej 60 milionë paunësh në perëndim të Londrës

Tristen Asllani – Do të shlyejë pas hekurave dënimin prej 25 vjetësh burg, pasi u kap me 21 kg kokainë, një pistoletë “Skorpion” dhe 6 milion paundë të konvertuar nga sasia e drogës

Ilir Vakaj, Leonard Aga dhe Ilirjan Hasanaj – U burgosën në shtator të këtij viti për pjesëmarrjen në një operacion trafikimi të të paktën 120 kg kokainë në Brighton

Erald Mema – U dënua me 25 vjet burg në tetor si kreu i një bande që shiti kokainë të “pastërtisë së lartë”. Ai u kap me 560,000 paundë para të thata dhe 10 kg kokainë