Makina përplas çiklistin në Lezhë/ Dërgohet me urgjencë në spital
Në aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, ku një makinë ka përplasur drejtuesin e një biçiklete.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot-Lezhë në vendin e njohur si kryqëzimi i Shënkollit si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës.
Sipas raportimeve paraprake i plagosuri me inicialet K.V 25 vjeç, banues në Lezhë, është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi B.M 36 vjeç banues në Kurbin
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.