FOTO/ Kush është Jona që i ka 'rrëmbyer' zemrën dhe e bëri baba Renis Gjokën!?

Të gjithë u habitën kur mësuan se këngëtari Renis Gjoka ishte bërë baba i një vajze, të cilën bashkë me partneren e tij kishin vendosur ta quanin Aura.

Thuajse askush nuk e kishte idenë se Renisi ishte në një marrëdhënie, e jo më që po pritstë të bëhej baba.

Por kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit dhe ai po mundohet ta mbajë kaq të fshehtë e larg vëmendjes mediatike?

Ajo quhet Jona Xhani dhe është në një lidhje me Renisin prej 5 vitesh. Publikisht me të u shfaq në vitin 2016. Çifti u fotografua për herë të parë në një darkë familjare, duke e prezantuar te miqtë si nusen e tij.

Po cila është historia me vajzën e panjohur në publik së cilës ai i dedikoi këngën “Dashuria ime ti” që Renis Gjoka konkurroi në “Kënga Magjike 2014”?

Nëna e re është një brune simpatike, me profesionin e ekonomistes dhe quhet Jona Xhani.