Shqiptarët para Shtëpisë së Bardhë/ Trump, shpëtoje Shqipërinë nga komunizmi dhe Soros

Një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në SHBA kanë protestuar sot para Shtëpisë së Bardhë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Protesta kishte në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”, ishte pika kryesore e protestës paqësore para Shtëpisë së Bardhë.

Kjo ishte protesta e parë anti-Soros që mbahet para selisë presidenciale të Donald Trump, ndërsa do të pasohet me të tjera në SHBA dhe Europë.

Protesta e sotme mori spunto nga deklaratat e presidentit të republikës Ilir Meta, i cili në një konferencë për mediat nga presidenca, e akuzoi manjatin George Soros si njeriu që po synon ta kthejë Shqipërinë në koloni personale. /Syri.net