Klubi i Lacios shqetësohet për Strakoshën, shtyn afatin e rikthimit në fushën e blertë

Ka qenë një sezon i mirë ky i fundit për portierin e Kombëtares,Thoma Strakosha. Por një dëmtim që pësoi në finalen e kupës, e detyroi të luante me injektues gjat pjesës së mbetur të sfidës.

 Ky dëmtim tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe drejtuesit e klubit të Lacios i kanë dhënë portierit disa ditë më tepër pushim, që ai të rikuperohet totalisht.

Strakosha do të grumbullohej me ekipin në datën 12 korrik, por dëmtimi në ‘tendinën akilit’, i ka bërë drejtuesit ta shtyjnë për në datën 16 korrik, ditë që do të kryhen edhe testet mjekësore për të gjithë skuadrën.