ZYRTARE/ Kastriot Dermaku firmos me Parmën

Mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku, është transferuar tek klubi i Parmës si një lojtarë i lirë, pas skadimit të kontratës tek skuadra e Cosenzas.

Dermaku ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2013 me ekipin e Serie-A.

Për të, ky do të jetë sezoni debutues në Serie A, edhe pse ai e kaloi tërë karrierën e tij në Itali me Sassuolon, Melfi, Empolin, Pavia, Luccchese dhe që nga viti 2017 me Cosenza.