VIDEO/ Thonë që u ndanë por ja çfarë thotë Çiljeta në lidhje me Albanin

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është komentuar gjatë në media jo si këngëtare, por për jetën e saj private.

Ajo është përfolur shpesh për lidhje dhe ndarje me portierin Alban Hoxha.  

Në tetor të vitit të kaluar, Çiljeta i kishte fshirë nga Instagram-i fotot me Albanin.

Megjithatë, në fund të muajit qershor u publikuan foto të Çiljetës dhe Albanit duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri- tjetrit, çka la të kuptohej se çifti ndahu- pajtohu i showbiz-it shqiptar janë kthyer prapë bashkë.

Dje, në një intervistë për emisionin “Mirage”, Çiljeta Xhilaga u dha fund aludimeve duke u përgjigjur për jetën e saj private:

“Ndihem e plotësuar, ndihem e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme.”