Votimet e 30 Qershorit/ Ja 'shpikja' e re e Rilindjes në Librazhd për të mbushur kutitë e votimit

Nuk kanë fund mekanizmat e manipulimit që ka  përdorur Rilindja në votimet monopartiake të 30 qershorit.

Edhe pse të vetëm në garë dhe me kandidatë fiktivë përballë, PS e Edi Ramës ka shpikur disa lloj makinacionesh për të mbushur kutitë e votimit.

Një rast i tillë vjen edhe nga qyteti i Librazhdit.

Sipas një denoncimi të mbërritur në Syri.net, komisionet e KZAZ në Librazhd kanë përdorur një truk me kartat e identitetit për të shtuar votuesë fiktivë në kutitë e votimit.

“Përshëndetje! Nga biseda që kam pasur me një mikun tim që ka qenë në komisionet e KZAZ në Librazhd, paska qenë përdorur edhe nje mënyrë tjetër mashtrimi ne votime e cila me sa po shoh nuk është bërë publike nga askush. Personave që votonin nuk iu është shënuar numuri ID i kartës së identitetit, por numuri personal, i cili është marrë nga Gjendja Civile ! Pra, që do të thote edhe nëse ti nuk ke ardhur të votosh , shënohet ky numër personal në fletë dhe quhesh votues”, shkruan denoncuesi në mesazhin e dërguar në redaksinë e Syri.net.