‘Pogba do të firmosë javën e ardhshme me klubin e ri’

Paul Pogba është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkatoje dhe e ardhmja e tij nuk dihet ende.

Mediat e ndryshme e lidhin 26-vjeçarin me një transferim të mundshëm te Juventusi ose Real Madridi.

Për këtë transferim ka folur edhe gazetari spanjoll, Eduardo Inda, i cili është shprehur se javën e ardhshme Pogba do të firmosë me Real Madridin.

“Unë mendoj se javën e ardhshme, Pogba do të jetë lojtari i ri i Real Madridit. Marrëveshja është shumë pranë, Reali ofron 80 milion euro plus Gareth Bale, të cilin ata e vlerësojnë 90 milionë euro”, u shpreh spanjolli.

Gjithashtu ai foli edhe për një kalim të mundshëm te Juventusi të francezit.

“Interesimi i Juventusit është një mashtrim i Raiolës, për të rritur çmimin e lojtarit të tij”, mbylli intervistën Inda, për “El Chiringuito”.