Juristi i njohur shpërthen ndaj servilëve të Rilindjes: E çuat drejtësinë në kolaps, ja futët edhe ndërkombëtarëve

Një prej juristëve më të njohur në vend, Sokol Hazizaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale me atë që ai e quan përdorim i drejtësisë nga politika sa herë është në vështirësi.

Sipas tij, ideja e delegimit të gjyqtarëve të shkallëve më të ulëta pranë Gjykatës së Lartë, është në kundërshtim të hapur me disa me Konventën e të Dretjtave të Njeriut dhe me Kushtuetutën e e vendit.

Hazizaj iu drejtohet edhe ekspertëve vendas teksa shkruan se, “e çuat drejtësinë në kolaps total. Le që ja futët vetës, por edhe ndërkombëtarëve.

Nga Sokol Hazizaj:

“Lutem shume, po shume ama, te mos perdoret drejtesia si hale, kur sa here i ze barku nuk pyesin sa e paster eshte vendi ku shkarkohen. 

Ne kete kuptim ideja e delegimit te gjyqtareve te shkalleve me te uleta prane Gjykates Larte, vjen ne kundershtim flagrant me,

1. Nenin 6 te Konventes te Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykates vetem dhe vetem me ligj;
2. Kushtetuta e R.Sh dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtar te perkohshem;
3. I njejti ligj i sipercituar pranon vetem emerimin dhe statusin e gjyqtarit per te gjykuar vetem sipas emerimit, duke ndaluar gjykimin ne shkall tjeter;
4. KLGj sot nuk po perballon dot delegimet prane gjykatave te se njejtes shkalle, jo me pastaj ne Gjykaten e Larte.

Konkluzion paraprak- Formula e gjetur, eshte e nxituar, perben deformim total te gjithe thelbit te reformes.

Ne menyre absolute, te gjitha ceshtjet qe do gjykohen ne Gjykaten e te Drejtave (Stazburg) do jene me rezultat negativ. O Servil (ekspertet vendas) e cuat drejtesin ne kolaps total. Le qe ja futet vetes, por dhe nderkombetareve”!