VIDEO/ Ardian Bujupi i jep më shumë ritëm kësaj vere me këngën tij të re ‘Arrita’

Këngëtari, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Gjermani, Ardian Bujupi, ka publikuar këngën e re.

“Arrita” titullohet kënga më e re e tij, të cilën e ka realizuar në gjuhën shqipe dhe e ka shoqëruar edhe me një vodeoklip.

Kjo këngë duket se do t’i japë shuam ritëm kësaj vere në plazhet shqiptare dhe jo vetëm, pasai ajo i përshtatet stinës dhe mendohet se do të pritet mirë nga publiku.

Ky është projekti i parë i Bujupit në gjuhën shqipe i publikuar pas një kohe të gjatë. Kënga është prodhim i Kostas K. dhe është xhiruar edhe me klip.

“Arrita” e rikthen Ardianin pas suksesit që e kishte me këngën “Wallah ich leb”.