Kupa e Amerikës/ Peruja në finale përballë Brazilit, rezultat surprizë ndaj Kilit

Peru ka fituar bindshëm ndaj Kilit duke prerë një biletë për finalen e madhe në Copa America.

Skuadra e drejtuar nga 61-vjeçari, Ricardo Gareca fitoi me rezultatin 3-0, ndërsa golat në këtë takim u shënuan nga Edison Flores, Yoshimar Yotun dhe Jose Paolo Guerrero.

Eduardo Vargas humbi një penallti për Kilin por nuk kishte dyshime në lidhje me finalistin e dytë të Copa America.

Peru në finale do të përballet me Brazilin që ditën e djeshme eliminoi Argjentinën.