Mbushja e kutive/ Gazetari: Hajdutët dihen, janë komisionerët e PS

Teksa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrit dita-ditës numrin e votave në kutitë e votimit të 30 qershorit, gazetari i njohur Robert Rakipllari etiketon se kush janë fajtorët realë të këtij kriminal.

I ftuar në emisionin “Open”, kryeredaktori i gazeta Panorama është shprehur se, numri i votuesve është shtuar fiktivisht nga ana e komisionerëve të Partisë Socialiste.

Sipas gazetarit të njohur, sistemi shqiptar i administrimit të votës është hajduti ruan hajdutin, por këtë herë kishim vetëm një hajdut që janë komisionerët e Partisë Socialiste, të cilët nuk dihet çfarë kanë bërë.