Sarri s’e ka në plan, Mandzukic drejt rikthimit në Bundesligë

Mario Mandzukic ishte një nga lojtarët kryesorë të Juventusit në sezonet e fundit, por mesa duket ky ka qenë i fundit në Torino.

Tekniku i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, po formon ekipin që do të ketë nën urdhrat e tij në sezonin e ardhshëm dhe Mario Mandzukic nuk është në planet e tij.

Sipas asaj që shkruan “CalcioMercato”, sulmuesi mund të transferohet te Borusia Dortmund.

Kroati ka marrë një ofertë nga Kina, por dëshira e tij është të qëndrojë për të paktën edhe një vit në Evropë.

33-vjeçari ka folur më drejtuesit e Dortmundit dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Gjermani.

Nëse transferimi te verdhezinjtë ndodh, atëherë për kroatin do të ishte një rikthim në Bundesligë, ku më parë ka luajtur për Bayern Munchen dhe Wolfsburg.