Arrihet marrëveshja, gazeta e Barcelonës zbulon klubin e ri të Coutinhos

Philippe Coutinho gjatë merkatos së verës do të largohet nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Coutinho i ka kthyer përgjigje pozitive ofertës nga Paris Saint-Germain, shkruan SYRI.net.

Madje, shitja e tij tek klubi i pasur francez pritet të ndihmojë Barcelonën në blerjen e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.

PSG ka kërkuar që një lojtar të përdoret si pjesë e marrëveshjes që do të rikthente Neymarin në “Camp Nou” pas dy vjetësh eksperience në Francë.