FOTO/ Almeda Abazi e paska gjetur profesionin e djalit të porsalindur

Dy muaj më parë, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan u bënë për herë të parë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Efehan.

E së fundmi modelja  ka dhënë një intervistë për ‘Revistën Who’ ku ka rrëfyer ndjesitë e para të të qenit nënë.

Almeda ka treguar se Tolgahan e ndihmon shumë me rritjen e djalit dhe se madje edhe gjumin e bëjnë me turne dhe se gjithashtu një ndihmëse e madhe është edhe nëna e saj.

Por ndonëse është ende i vogël, Almeda ka menduar dhe për profesionin që vogëlushi do të ketë në të ardhmen.

Ajo dëshiron shumë që ai të bëhet një pianist.

“Në shtatzëni dëgjoja vetëm muzikë klasike, tingujt e pianos më qetësonin shumë, gjatë lindjes po ashtu, por edhe tani. Efehan i ka gishtat e dorës të gjatë dhe të hollë prandaj kam shprehur dëshirën të bëhet pianist. Besoj se do të jetë gjëja e parë që unë do bëj kur ai të bëhet 4 vjeç, ta çoj në kurs për piano, por sigurisht është vendimi i tij çfarë do që të bëhet më vonë.”, ka tregaur Almeda.