‘O Meti, nuk ma heq dot mua vizën amerikane nipi i Spiro Kolekës'

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është treguar i drejpërdrejtë sot në konferencën e tij me gazetarët.

I pyetur nga gazetari i TCH, Muhamet Veliu se pse nuk takoi të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, ditën që nxori dekretin e 13 tetorit, Presidenti Meta i ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

‘O Meti, nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës, antiamerikan’, tha Meta.

‘Pastaj më thua se po fus përplasje Shqipërinë me SHBA?

Pse kam bërë unë ndonjë anulim zgjedhjesh në SHBA, kam bërë ndonjë pastrim parash në Amerikë, kam bërë ndonjë shkelje, ndonjë foto si burri i Monikës apo gruaja e Bilalit?

O Meti, nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës, antiamerikan.

Nëse vjen dita që të më heqë mua vizën amerikane, unë nuk ia heq interesave të Shqipërisë.

Po lodhesh kot o Meti, se ti nisesh nga ata që nisin sms-të që të më nxjerrësh mua antiamerikan’, tha presidenti Ilir Meta.