Sfida për Europën, Prishtina në Gjibraltar për ndeshjen e kthimit

Sot, në orën 17: 45, në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit, Prishtina do të përballet me St Joseph’s në sfidën e kthimit të raundit paraeliminator të Europa Leagues.

Takimi i parë i luajtur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës përfundoi në barazim 1-1, rezultat që në pamje të parë favorizon kundërshtarët, por nënkampionët e Kosovës kanë udhëtuar drejt Gjibraltarit me bindjen e plotë se do të kualifikohen.

Prishtina mund të avancojë në raundin e parë eliminator edhe nëse barazon, por barazimi duhet të jetë me gola.

Për fat të keq në këtë sfidë do të mungojë Alba Shillova, që pësoi një dëmtim në gju, që kërkonte të paktën 10 ditë që të kalohej.