Etrit Berisha ka gjetur akordin me klubin e ri

Ka pak ditë që përflitej nga mediat italiane për një kalim të Etrit Berishës te skuadra e Spal, pasi tek Atalanta nuk ishte më zgjedhje e parë nga ana e teknikut Gassperini.

Dhe kjo marrëveshje është kryer sipas “Gianluca Di Marzio”, ku Atalanta dhe Spal kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë transferim.

Ditën e enjte priten vizitat mjekësore dhe firma e portierit mbi kontratë.