‘Shqipëria i tha jo Edvinit’/ Balliu ka një pyetje për Ramën: A i ke bërë gati valixhet?

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu shkruan se Shqipëria fitoi duke refuzuar këtë shfaqje të shëmtuar me autobuza të Rilindjes, me miell, me burra që blinin votën e vajzave 18 vjeçare si në Shkodër, ku kërcënoheshin me jetë.

Në përfundim të procesit zgjedhor, nisur edhe nga pjesëmarrja e ulët, Balliu pyet Ramën nëse i ka bërë gati valixhet.

Postimi i plotë:

Atentati ndaj demokracisë sot dështoi.

Shqipëria fitoi duke refuzuar këtë shfaqje të shëmtuar me autobuza të Rilindjes, me miell, me burra që blinin votën e vajzave 18 vjeçare si në Shkodër, ku kërcënoheshin me jetë.

Shqipëria i tha jo diktaturës, i tha jo krimit, i tha jo Edvin Ramës.

Faleminderit bashkëkombas që shpëtuat vendin nga mjerimi i diktaturës.