VIDEO/ Një shok dhome kaq shakaxhi

Kjo video tregon disa shaka të pacipa të Martin Sokolinski, duke u kapur vazhdimisht me cigaret e shokut të tij duke e lënë shpesh në situata ku e ka të pamundur të pijë duhan.

Videoja e realizuar në Australi përfshin një shumëllojshmëri të përpjekjeve nga Martini, 28 vjeç, për të ndaluar shokun e tij, Michael të pijë duhan dhe zgjedh disa nga mënyrat më të dhunshme madje.

Nga një tullumbace uji që e hedh në kokën e tij, në përpjekjen për të mbushur paketën e tij me buburreca, Michael, 27 mund të shihet duke u frustruar gjithnjë e më shumë, pasi shoku i tij komik nuk tregon shenja të lëshimit.

Martin tha: "Michael ka pirë duhan për dhjetë vjet dhe mendoj se është më se e mjaftueshme tani. Ai ka tentuar ta lerë shumë herë duke  rralluar por nuk ka arritur të shkëputet plotësisht prej tij”.

Duke bërë tashmë një video për të nxitur shokun e tij në ndalje, Martin bëri këtë video të dytë në mënyrë që publiku të mund të përfshihej dhe të ndihmonte Michael të largonte këtë zakon një herë e përgjithmonë.

Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net