Cagliari pranon ofertën e Romës, por Barella dëshiron të transferohet diku tjetër!

Nicolo Barella është bërë mesfushori më i kërkuar në Serie A.

Inter, Roma, Milan, Napoli dhe Juventus janë skuadrat e mëdha që po kërkojnë shërbimet e Barellas.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka ofruar 35 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Gregorio Defrel që llogaritet 15 milionë.

Mediat përtej Adriatikut thonë se kjo ofertë është pranuar nga Cagliari që po i bënë presion Barellas të zgjedh Romën.

Por në krahun tjetër talenti italian ka ndryshuar mendje duke pranuar që sezonin e ri të luajë me Interin.

Kujtojmë që 22-vjeçari ka një kontratë me Cagliarin të vlefshme deri në vitin 2022.