Regjimi i Edi Ramës merr nën hetim kryebashkiaken e Shkodrës

Regjimi i rilindjes që po zhvillon votime njëpartiake në Shqëpëri ka vendosur që të çojë në burg të gjithë opozitën.

Gjatë ditës së sotme sktrukturat politike të rilindjes në policvi kanë procduar penalisht kryetaren e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Shkak për këtë procedim janë bërë kyçja e ambienteve të destinuara për votim nga KQZ, objekte të cilat janë nën administrim nga Bashkia e Shkodrës, çka është konsideruar si pengim për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në bashkinë më të madhe në veri. Edhe pse bashkitë janë të detyruara me ligj që të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës.

Sipas burimeve nga PD Voltana Ademi është shprehur se e priste këtë vendim dhe ky është ndëshkimi që bashkia e Shkodrës ka bllokuar zhvillimin e një procesi farsë.

Njoftimi i policisë:

Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.