Pllakat misterioze 3,400 vjeçare u gjetën brenda pallatit antik në Irak

Arkeologët tani kanë zbritur për të shqyrtuar strukturën që daton me Perandorinë Mitten. Arkeologu kurd, Hasan Ahmed Qasimm tha: "Gjetja është një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në rajon në dekadat e fundit".

Ivana Puljiz, një arkeologe nga Instituti i Universitetit të Tubingen-it për studimet e Lindjes së Afërt, tha se ekipi gjeti prova të pikturave murale që përfshinin hije të kuqe dhe blu.

Ajo tha: "Ne gjithashtu gjetëm mbetjet e bojërave të murit në hije të ndritshme të kuqe dhe blu. Në mijëvjeçarin e dytë pes, muralet ishin ndoshta një tipar tipik i pallateve në Lindjen e Mesme të lashtë, por ne rrallë i gjejmë ato të ruajtura. Zbulimi i pikturave murale në Kemune (pallat) është një ndjesi me rëndësi të lartë arkeologjike".

Perandoria Mittani është një nga perandoritë më pak të studiuara të Lindjes së Mesme të lashtë. Edhe kryeqyteti i Perandorisë Mittani nuk është identifikuar.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net