FOTOLAJM/ LRI: Braktisen votimet moniste të Rilindjes, më shumë komisionerë se votues

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka sjellë një fotofakt nga procesi i votimit në Tiranë, proces të cilin populli që mbështet opozitën e ka bojkotuar.

“Vetëm gazetarë në qendrën e votimit! – tregon Kërpaçi për KZAZ e ngritur në shkollën "Edith Durham" në Tiranë. - Qytetarët braktisin votimet moniste të Rilindjes”.

Po ashtu, një tjetër anëtar i LRI, Klevi Pojana, ka konstatuar: Më shumë komisionerë sesa votues”. Në një shënim në Fb, Pojana shkruan me ironi: “Edver, më shumë komisionerë sesa votues. Mosha mesatare mbi 70 vjeç. Shqipëria i thotë Jo, diktaturës!”