Gjigantët nga Serie A po synojnë transferimin e Gareth Bales

Nga “supermarketi” Real Madrid mund të përfitojnë shumë klube këtë verë.

Presidenti i “galaktikëve”, Florentino Perez, për të financuar blerjen e Eden Hazard dhe Luka Joviç, përveçse “ëndrrat” e verës Pogba dhe Mbappe, ka vendosur të nxjerrë në shitje një pjesë të madhe të yjeve aktualisht në skuadër: nga Isco, tek Asensio pa harruar Gareth Balen.

Uellsiani është ndër të parët me valixhe në duar, pas konflikteve të vazhdueshme me kreun dhe trajnerin Zinedin Zidan. Në

Së fundmi është presidenti i Interit, Stiven Zhang ka “nuhatur” mundësinë dhe i është drejtuar selisë madrilene.

Interi po tenton të transferojë uellsianin në formë huazimi pa detyrim blerjeje, por vetëm me kushtin e pagesës së plotë të rrogës (15 milionë euro).

Në rast të mbërritjes së Bales në “San Siro”, trajneri Antonio Conte do të preferonte të luante me skemën taktike 3-5-2.