Neymar i del në krah Suarezit: Ti je shumë i madh, vëlla...

Luis Suarez është kthyer mbrëmë në figurën tragjike të Uruguait, duke humbur penalltinë kundër Perusë.

Përfaqësuesja e Uruguait u eliminua nga Kupa e Amerikës vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Pas ndeshjes, lojtari shpërtheu në lot, por atij në krahë i doli ish-shoku i skuadrës tek Barça, Neymar.

“Ngrihu. Ti je shumë i madh, vëlla. Të dua, mik” ka shkruar Neymar në Instagram, ku ka publikuar edhe videon e Suarez teksa qante.

Neymar nuk merr pjesë në garat e Kupës së Amerikës me Brazilin, pasi vuan nga një dëmtim.