Zyrtare/ Partizani firmos me mesfushorin Fc Shkupit

Klubi i Partizanit arriti të mposhtë konkurrencën e Kukësit, duke firmosur me mesfushorin 23-vjeçarë nga Kosova,Rron Broja.

Futbollisti ka gjetur akordin me ekipin e Partizanit duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.Mesfushori i talentuar ka luajtur më parë me ekipe si Gent 2, Sk Deinze ,në belgjikë dhe Trepça89 në Kosovë.

Klubi i “Demave të kuq”i ka uruar mirëseardhjen lojtarit me anë të një postimi në facebook. Mesfushori do t’iu bashkohet atyre menjëherë pasi ata  të kthehen  nga faza përgatitore në Slloveni.