FOTO/ Ja se si PS po përdor mjetet e ushtrisë për të transferuar materialet zgjedhore në zyrat e saj

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka denoncuar me foto përdorimin e automjeteve ushtarake për të lëvizur materialet zgjedhore nga KZAZ-të për në zyrat e Partisë Socialiste

‘Shkelje flagrante e kodit zgjedhor në Bulqizë.

Fletët e votimit nuk janë në KZAZ por në zyrat e Partisë Socialiste, fakt që vërtetohet nga dy fotot e para gjatë ngarkimit sot në mëngjes.

Në foton e tretë makinat janë në pritje për tu shpërndarë në qëndrat e votimeve.

Mbase ky denoncim vlen për vëzhgues të ndryshëm ndërkombëtarë pasi ne kombëtarët e kemi shumë të qartë që këto janë zgjedhje moniste dhe pa asnjë vlerë ligjore por dhe morale. Turp i madh..!!!!” shkruan Spahia