Merr fund dilema/ Ja skuadra e re e Rabiot

Ka marrë fund dilema për të ardhmen e mesfushorit francez Adrien Rabiot.

Juventus ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez, Adrien Rabiot, për të nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, shkruan Goal.com.

I gatshëm për një transferim të lirë pasi refuzoi një kontratë të re nga PSG, Rabiot do të nënshkruajë për 5 sezone me Juventusin, ku do të fitojë deri në 7 milionë euro në sezon.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka udhëtuar të premten drejt Parisit, për të mbyllur marrëveshjen.

Një konfirmim zyrtar i marrëveshjes mund të shpallet që në orët e ardhshme.