Modesti Messi, thotë se nuk është i kënaqur me veten

Lionel Messi ka pranuar se ka qenë nën nivelin e tij më të mirë në Kupën e Amerikës deri më tani, por thotë se përparimi i Argjentinës në gjysmëfinale, ishte më e rëndësishme.

Kombëtarja e Argjentinës siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, pas një fitore 2:0 në ‘Marakana’ kundër Venezuelës të premten me rezultat 2:0.

Messi ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje, dhe ai gol erdhi nga penalltia kundër Paraguait në fazën e grupeve.

‘E vërteta është se nuk ka qenë Kupa e Amerikës më e mirë për mua, jo ajo që prita’, ka deklaruar Messi.

‘Gjëja më e rëndësishme është se ne fituam dhe vazhdojmë’.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të takohet me mikëpritësit e Kupës së Amerikës, Kombëtaren e Brazilit.