Argjentina kalon Venezuelën, në gjysmëfinale e pret Brazili
Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
“La Selecion” fitoi me rezultatin 2-0 përballë Venezuelës, ndërsa në fazën tjetër skuadra e udhëhequr nga Leo Messi do të përballet në një “finale” të vërtetë përballë Brazilit.
Ndeshja nisi mirë për Argjentinën, që shënoi pas 10 minutave lojë.
Ishte sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, që shënoi me thembër, pas një topi të asistuar nga Sergio Aguero.
Goli i dytë për Argjentinën që vulosi rezultatin përfundimtar, u shënua në minutën e 75’, nga Giovani Lo Celso.