FOTO/ Kritikohet vazhdimisht, Beckham puth sërish në buzë vajzën

David Beckham është kritikuar për mënyrën sesi ai i shfaq dashurinë së bijës. Ish futbollisti ndau një puthje të ëmbël me vajzën e tij përgjatë çerekfinales të Kupës Botërore të futbollit të femrave, që u luajt në Francë.

David u fotografua së bashku me të voglën e tij në bankinat e Stade Oceane, ku nuk ngurruan të brohorisnin gjatë ndeshjes Angli-Norvegji për Lionessët.

Gjatë lojës, e cila po vijonte me rezultatin 3-0, David e shfaqi dashurinë ndaj së bijës 7-vjeçare ashtu sikurse ai di; duke e puthur në buzë.

Mirëpo gjesti i Beckham ka shkaktuar tek tifozët reagime të shumëllojta. Pati edhe nga ata të cilët e konsideruan puthjen e tyre si “shumë intime”. Kjo nuk është hera e parë që David kritikohet për puthjet që i jep vajzës së tij në buzë.