Shkarkimi i kryebashkiakut demokrat/ Këlliçi: Lleshi duhej të arrestonte Dakon, Gjiknurin, Keshin...

Pas shkarkimit që kryeministri Edi Rama i bëri kryebashkiakut demokrat të Vaut të Dejës, Zef Hila, vjen reagimi i kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi shprehet se, Lleshaj me urdhër të Edi Ramës, sot kërkoi shkarkimin e Zef Hilës, ne një akt kriminal dhe tërësisht të paligjshëm.

Sipas tij, Lleshi duhej të arrestonte politikanë të lartë të mazhorancës, të kapur në shumë afera të rënda.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Shokut te Avdylajve, Visit, Gjushit, Frrokut, Doshit, Tahirit, Bushit, Termetit etj, qe e ka te veshtire te matet me nje burre me dinjitet dhe integritet si Zef Hila!

Sander Lleshaj sot duhej te kishte arrestuar Edi Ramen dhe shkarkuar Erion Veliajn, pergjegjesin kryesor per vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe njeriu qe po pastron parate e krimit ne Tirane. Lleshaj duhej te kishte arrestuar me kohe Vangjush Dakon, njeriun e krimit te organizuar ne qeverisje dhe qe shkaterroi Durresin nga babezia e tij.

Lleshaj duhej te arrestoje dhe jo te mbroje shefat e policise te cilet garantonin trafikun e droges ne Vlore si pjese e bandes Habilaj-Tahiri, duhet te arrestoje Fatmir Xhafen, njeriun qe garantonte trafikun e droges se te vellait ne Vlore, duhet te arrestoje Gjiknurin, Agen, Keshin dhe gjithe aleancen e “k....”, te angazhuar ne shitblerjen e votave ne Diber.

Por jo, Lleshaj me urdher te Edi Rames, sot kerkoi shkarkimin e Zef Hiles, ne nje akt kriminal dhe teresisht te paligjem. Zef Hila eshte ne detyre dhe do te jete cdo dite, derisa qytetaret ta vendosin me vote ne nje proces te lire dhe te ndershem zgjedhor. Cdo akt i Edi Rames dhe aleances se tij kriminale eshte i paligjshem dhe ne sherbim te krimit qe do te gjunjezoje Shqiperine. Sot eshte me jetike se kurre ta shpetojme Shqiperine nga organizata kriminale e Rilindjes.

30 qershori eshte fundi politik i Edi Rames dhe organizates se tij kriminale. Shqiperia si Europa eshte projekti yne, endrra jone, synimi yne dhe destinacioni yne final