Schalke 04 prezanton trajnerin e ri, largon dy lojtarë

Schalke 04 ka prezantuar trajnerin e ri, David Wagner.

Nën drejtimin e tij skuadra e njohur gjermane pritet të pësojë ndryshime rrënjësore dhe krahas blerjeve të parashikuara për çdo repart do të ketë edhe largime.

Drejtori sportiv, Schneider u tregua i qartë teksa përmendi emrat e atyre që nuk bëjnë në planet e trajnerit të ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin Hamza Mendyl dhe mesfushorët Konoplyanka e Nabil Bentaleb nga shitja e tyre klubi pritet të arkëtojë rreth 30 milionë euro që më pas do të investohen për afrimet e reja.