Vasili - OSBE: Harxhoni gjithë këto para për të vëzhguar zgjedhjet e një partie!

Kutitë e votimit kanë filluar të mbushen, ndaj OSBE do e ketë më të lehtë “vëzhgimin” ditën e dielë.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Vasilit, askush nuk i pengon zgjedhjet, pasi në 30 qershor ka votime të Rilindjes...

Vasili shton më tej se, nuk është nevoja për harxhime të mëdha parash për të vëzhguar zgjedhjet e një partie.

Postimi i Petrit Vasilit:

Askush nuk i pengon zgjedhjet ne Shqiperi.

Ne 30 qershor ka vetem votime te rilindjes dhe nuk zgjedhje.

Votimet kane filluar, kutite e votimit i kane mbushur qe tani, ndaj OSBE dhe vezhguesit nga do qe vijne do te jete rehat fare ne 30 qershor.

Kongresi i Autoriteteve Lokale te Keshillit te Europes me te drejte nuk erdhi per te vezhguar sepse votimet pa zgjedhje s'kane nevoje per vezhgim.

Gjynah qe harxhojne gjithe keto para me dieta etj per te vezhguar zgjedhjet e nje partie.