Gonzalo Higuain drejt një ekipi tjetër në Serie-A

‘Ylli’ Argjentinës është rikthyer në Torino pas huazimit tek Chelesa.

 Mirëpo futbollisti nuk ka vend në ekipin e trajnerit Maurizio Sarri, sepse  prezenca e Cristiano Ronaldos, nuk e lejon lojtarin të ketë hapsirat e nevojshme në skuadrën juventine.

Megjithatë, “Goal Italia”raporton, se Higuain mund të kalojë te një skuadër tjetër në Serie-A.

Roma ka shfaqur interesim për transferimin e Higuain duke ofruar 12 milionë euro për huazimin një-vjeçar të tij nga Juventus.

Ai te Roma mund të zër vendin e Edin Dzekos, i cili pritet të nënshkruajë me Interin.