Bëri simbolin e shqiponjës në mes të Kosovës, ‘çmenden’ serbët pas veprimit të Miss Serbisë

Mediet serbe kanë reaguar pas veprimit të “Miss Serbisë”.

Miss Serbia në një event në Kosovë, bëri simbolin e shqiponjës dykrenare teksa pozoi para aparatit duke buzëqeshur.

Mediumi serb “Kurir” i ka kushtuar një artikull veprimit të modeles serbe, duke thënë se ajo e bëri shqiponjën hiç më pak se në një event të mbajtur në Kosovë.

Kurir e quan veprimin e Jovankës si skandal, duke shtuar se u erdhi befasi edhe vetë organizatorëve të cilët nuk e prisnin atë.

Miss Serbia kishte thënë se shqiponjën e bëri në formë respekti dhe se ishte normale për ta bërë.

Në një deklaratë për “Blic”, Vesna de Vinca nga kompania e modës “Miss Yu”, tha se kompania e saj nuk ka të bëjë asgjë me Irenën.

Ajo tha se kjo kompani nuk ka të bëjë me zgjedhjen e Irenës dhe konsideron se zgjedhja e saj ishte false.