", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Usain Bolt lë futbollin dhe nis stërvitjen për Lojërat Olimpike

Usain Bolt nis stërvitjet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Xhamajkani u tërhoq nga sportet e shpejtësisë si një ikonë në vitin 2017 kur u dëmtua në finalen e botërori në 4x100 metër.

Rekordmeni i botës në 100 metra dhe 200 metra pësoi dëmtim pas 50 metrash dhe e përfundoi garën me ndihmën e shokëve të tij Omar McLeod, Julian Forte dhe Yohan Blake. 32-vjeçari ka nisur sërish stërvitje me trajnerin e tij dhe ka mundësi që legjenda e atletikës të rikthehet sërish në olimpiadën e Tokyos në vitin 2020.

Bolt ka vendosur rekordin e 100 metrave duke ndalur kohën në 9.58, ndërsa për 200 metra 19.19. Rekorde që nuk i është afruar askush.