VIDEO/ 'O Rama gangsteri', ish deputetja sfidon kryeministrin: Hiq policët dhe hajde matu...

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë u mblodhën në Fier, duke pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

Më pankarta në duar dhe me thirrjet "Rama ik" mbështetësit e opozitës kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama dhe jo zgjedhje monopartiake.

Por një mesazh për kryeministrin Rama ka edhe ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

“Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh”, shkruan nënkryetarja e LSI në reagimin e saj.

Postimi i Kejdi Mehmetaj:

Hajde o Rama Gangsteri,

Këtu e ke Fierin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mbuluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në badyguard personal.

Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh.

Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime.

Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin!