‘I ngelën votimet në derë’/ Rama sulmon Metën: ‘Bën dekrete për llogari të Saliut, Lulit dhe Monikës’

Kryeministri Rama ka vazhduar sulmin e tij ndaj Presidentit Meta, pasi ky i fundit dekretoi sot datën e re të zgjedhjeve. Në një postim në facebook pasi la twiterin, Rama e etiketon Presidentin Meta si Haxhi Qamil që shëtit me një vulë që nuk ia di se çfarë shkruan në të. Rama i kujton edhe njëherë Metës shkarkimin si një formë kërcënimi, ndërkohë që ka rënë në hall edhe vetë se çdi të bëjë me votimet që i mbetën në dorë, tani që edhe Këshilli i Europës vendosi të tërheqë trupën e saj vëzhguese/

‘Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman????”