Shkëndija e Tetovës i bën 'goditjen' e radhës rivalit të përjetshëm

Shkëndija e Tetovës dhe Vardari kanë një rivalitet të madh në Maqedonin e Veriut, megjithëse dy sezonet e fundit skuadra tetovare e ka dominuar kampionatin.

Sipas asja që raporton “Infosport.mk”, Shkëndija e ka surprizuar rivalin e përjetshëm duke i marrë asaj lojtarin më të mirë,Huan Felipe. Kjo është një tjetër goditje që i bën Shkëndija skuadrës nga Shkupi,që me gjasë do ta ketë akoma më të vështirë ta mposhtë sezonin e ardhshëm.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë futbollisti,numëron mbi100 ndeshje, 27 gola të shënuar dhe 23 asistime.