Shpërthimi i madh i vullkanit Raikoke fotografohet nga Hapësira

Një shpërthim i madh vullkanik është fotografuar nga Hapësira nga NASA.

Astronautët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar kapën shpërthimin e vullkanit të Raikoke nga një gadishull i largët rus gjatë fundjavës. Askush nuk u lëndua në shpërthim, pasi Raikoke është i pabanuar, por një tufë e hirit dhe gazit u hodh dhjetë milje në qiell.

Vullkani shpërtheu më 1924, por u riaktivizua më 22 qershor. Gadishulli i Kamçatit në Rusi është vendosur në mesin e ishujve Kuril, dhe gjurmon një linjë midis Rusisë dhe Japonisë.

Ndryshe nga vullkanet e tjera në rajon, Raikoke rrallë shpërthen, që do të thotë që imazhet e fundit ofrojnë një shans të rrallë për ta studiuar atë.

Nasa tha se imazhi tregon formën klasike të një reje vullkanike në rritje, dhe pastaj hiri përhapet në krye.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net