FOTO/ Sa qenka rritur vajza e Alban Dudushit,një super yll

Moderatori i njohur  Alban Dudushi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Siç dihet Albani është baba i një vajze që quhet Joelle dhe një djali  të vogël me emrin Kroi Art.

Së fundmi, vajza e tij ka mbyllur shkollën 9 vjeçare dhe ka festuar ditën e djeshme minimaturën.

Bieta ka publikuar një foto të Joelle në ditën e saj të veçantë teksa pozon përkrahë babait të saj i cili është edhe shoqëruesi i saj.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”, ka shkruar Bieta pranë fotos ku gjithë vëmendjen e merr vajza e Albanit e cila shkëlqen me veshjen e saj.