Partizani gjen zëvendësuesin e Atandës

I mjaftuan vetëm 6-muaj për t’u vënë në qendër të merkatos së kësaj vere. Dimitris Koconis është një prej zbulimeve të Luftëtarit këtë sezon.

Që kur veshi bluzën e gjirokastritëve në janar të këtij viti shumë skuadra të Superligës filluan ta vëzhgojnë mbrojtësin grek.

Pas boshllëkut të madh që krijoj largimi i Atandës,”Demat e Kuq” e shohin Koconis si pasuesin ideal të nigerianit.

Atanda kaloi 4-sezone tek Partizani duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës. Por një ofertë nga një klub izraelit ndryshojë të gjitha planet e kampionëve të Superligës.