FOTO/ Kandidati i Ramës në Kukës, udhëzon drejtorin e policisë

Në një moment tensionesh e trazirash në Kukës, pas sulmeve në KZAZ, duket se kandidati i Ramës për Bashkinë e Kukësit Safet Gjici ka vendosur që ti japë udhëzimet e tij direkt kreut të policisë së qarkut, Zef Laska.

Ky i fundit bashkë me Gjicin janë fotografuar në një prej lokaleve pranë bregut të liqenit.

Faqja ‘Lolita’ ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet Safet Gjici me drejtorin e policisë Kukës, Zef Laska së bashku në kafe.