Horoskopi i fundjavës 22-23 qershor nga astrologia Meri Shehu

Dashi
Më të relaksuar i gjen kjo fundjave duke ëndërruar çaste të bukura ose duke jetuar me kujtimet e këndshme të së kaluarës

Demi
Do takoni njerëz që ju zgjojnë romantizmin dhe ju çojnë në një botë me egzotike dhe të mbushur me realitete të ndryshme me ngjyra

Binjaket
Mund të bëheni pjesë e një plani imagjinar për një ringritje në detyrë apo për të qetësuar trishtimin që ju ja kapur. Ju zgjohen endrra te bukura per karriere

Gaforrja
Do jeni nën ndikimin nostalgjik të planeteve dhe do vraponi pas vendeve dhe njerëzve që gjithmonë ju kanë bërë të ndjeheni mirë

Luani
Më në fund do shijoni çaste të këndshme me partnerin tuaj të cilin do ta shikoni si shpëtimin tuaj më të madh shpirtëror në këtë periudhe të trazuar pune

Virgjëresha
Mund të zgjidhni të dilni nga problemet duke mbyllur thjesht derën telasheve dhe duke harruar se egzistoninte nje botë ngatrrestare rreth jush

Peshorja
Ka shumë shanse që sot të keni fatin e nje fillestari në karrierë dhe në jetën personale. Bota do tregoj dashuri për ju si asnjëhere tjetër

Akrepi
Duhet patjetër ti krijoni kushte vetes të jetoni një romancë në breg te detit dhe mos e humbi kohën më të çmuar tuajën pa e realizur sot dhe tani

Shigjetari
Nëse nuk udhëtoni dot mund të bëni një feste apo të organizoni një dalje me miqtë afër amjenteve tuaja ku do rrezatoni dhe do bëni një ndryshim të mir

Bricjapi
Sot mund të takoheni me familjare dhe të ndërmerni ndonjë udhëtim afër vendit tuaj te lindjes apo afër familjareve tuaj. Lajmet do jenë të mira por mos besoni në gjithçka sot

Ujori
Po hapet një rrugë e re me interesante dhe me më fantazi në lidhje me punën dhe fitimet tuaja ekonomike të cilat mund të jenë të mëdha

Peshqit
Sot hëna në shenjën tuaj do ketë një rikthim tek kujtimet e së kaluarës duke ju bere nostalgjik te një marredhënie të cilën se gjeni dot askund tjetër