Nishani: Këta nuk janë socialistët e ndershëm! Janë sekti i vandalëve me emrin 'Rilindje'!

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar me trishtim, përdhosjen e flamujve kombëtarë nga pjesëmarrësit në mitingun elektoral të edi Ramës në Shkodër, flamujt që për gati dy orë i valëvitën përpara kryeministrit dhe pastaj i hodhën rrugëve me përbuzje.

Nishani shkruan në Fb:

Barbarët rilindës dëshmuan edhe njëherë moralin dhe modelin e tyre të vërtetë. Këtë herë mbi atë që është simboli më i paprekshëm për shqiptarin,flamurin kombëtar.

Jo, ata nuk janë socialistët e ndershëm, as qytetarët që besojnë në një parti të caktuar. Ata janë sekti i vandalëve me emrin “rilindje” që urrejnë këdo. 

Urrejnë demokratët, urrejnë monarkistët, urrejnë socialistët, urrejnë edhe vetë flamurin tonë, për të cilin është derdhur aq shumë gjak e sakrifica, sa këta nuk kanë as ditë në këtë jetë. Ah po, kur dalin përpara kamerave interpretojnë komedinë më të shpifur, madje edhe me flamur në dorë, pastaj e përdhosin me urrejtjen e një barbari të vërtetë.

“Shqipëtar, mos rri, por duku shqiptar!”