Martohet kapiteni i Anglisë

Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është martuar me dashurinë e fëmijërisë, Katie Goodland në një ceremoni të fshehur.

Sulmuesi i Tottenham ka postuar fotografi nga ceremonia duke shkruar: ” Më në fund u martova me shoqen time më të mirë! Unë të dua Katie”.

Njohja e çiftit është e hershme, pasi të dy kanë qënë në një lidhje qëkur ishin në shkollë dhe një foto e tyre me David Beckham kur ishin fëmijë bëri “bujë” në mediat angleze.