Zëra merkato: Reali shton interesimin për De Ligt

Real Madrid ka hyrë seriozisht në garë për të nënshkruar me Le Ligt.

Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Paris Saint Germian prej kohësh po kërkojnë të marrin shërbimet e talentit të Ajaxit.

Siç raporton “RMC Sport”, Florentino Perez ka kërkuar informacione në lidhje me preferencën e 19-vjeçarit që po e kërkon e gjithë Europa.

De Ligt pati një sezon fantastik me Ajaxin duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbreti i merkatos këtë sezon padyshim mund të quhet Real i Madridit. Perez deri tani ka shpenzuar plot 300 milion euro me afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Joviç, Hazard, Mendy por ata nuk do të ndalen me kaq.